Një yll i ri i muzikës po vjen nga Skenderaj, ky është këngëtari i ri me talent të veçantë (VIDEO)

Të rinjtë nga Drenica çdo ditë e më tepër po tregojnë talentet e tyre në sfera të ndryshme, duke shënuar suksese të mëdha edhe në arena ndërkombëtare.

Loading...

Një rast i tillë është edhe Rinor Durmishaj, i cili vjen nga fshati Rakinicë e Skenderajt, ku gjatë luftës është shpërngulur për në Itali (Bergamo), ku edhe sot vazhdon të jetoj me familje, transmeton Drenica Press.

Për portalin Drenica Press, Rinori tregon se është integruar mirë në shoqerinë italiane, përveç shkollimit me suksese të larta ai thotë se ka qenë solist i grupit ‘Rousty / Sound’.

Rinori ka pasion kitarën dhe në këngët e tij preferon të jetë instrumenti kryesor. Pasioni për muzikën filloj që nga vegjëlia, duke bere covera të Bon Jovit, REM, por edhe të muzikës shqiptare te mirëfilltë dhe zbavitëse. Përveç pasionit për muzikën, ai posedon edhe një vokal të fuqishëm e që është vlerësuar shumë nga profesionistët e fushës së muzikës.

Rinori me muajin Maj 2015, kishte marrë pjesë në Top Fest 12 me këngën “Vitet Studentore”, te kompozuar nga Virusi dhe kompozuar nga Avni Qaili. Në Shtator 2015, Rinor Durmishaj merr pjesë në Kënga Magjike 2015 me këngën “Ti Nuk E Di”.

Më datë 23 Shtator 2017, Rinor Durmishaj publikon videoklipin “Ende Jo!”. Kënga është një baladë e punuar nga Florent Boshnjaku, tekstin e së cilës e ka shkruar artisti Yll Limani, gjersa ana vizuele i është besuar produksionit “PinkMoon”./DRENICA PRESS/