Pas përfundimit të emisionit “C’est la vie” në janar të vitit të kaluar, Marina Vjollca  u përfol gjatë për mungesën e saj në ekran. Largimi i saj nga ekrani përkoi me martesën me reperin Getoar Selimi. U tha se ishte bashkëshorti i saj që nuk e lejonte të kthehej në ekran, por zërat u përgënjeshtruan.

Mirëpo, duket se moderatorja gjatë kësaj kohe ka qenë duke punuar për një projekt të ri dhe ka njoftuar kthimin e saj me anë të një postimi. Thuhet se ajo do të drejtojë një program talentesh.