Një protestues e quan hajn, Haradinaj ia kthen: A ta kam vjedhë nanën a babën

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dalë jashtë objektit qeveritar për të ju përgjigjur kërkesave të zjarrfikësve që po protestonin. Ai ka ftuar ata në takim në qeveri, por para kësaj, u përball me dikë që po e quante hajn. Ai kërkoi nga ai që të tregojë se çfarë i ka vjedhur, duke i thënë se nëse vazhdon të besoj që kryeministri është hajn, atëherë s’ka çfarë të diskutohet.

Loading...

Më pas këshilli organizativ i protestës, tha se duan që problemin e tyre ta zgjidhin me diskutime dhe se tërhiqen nga thirrjet e atyre protestueseve që po i thërrisnin kryeministrit me hajn.

“Kush është ai që po thotë hajn, s’e di a ia kom vjedh babën a nanën… Le t’kallxon.  Tanë jemi të qitij vendi, mos gaboni…”. Haradinaj i ftoi për kafe brenda objektit të Qeverisë.

Ai tha se në sallë ka vend vetëm për 30 persona.“Po e nij dikon duke thanë hajna. Nëse jam hajn atëherë shkoni në shpi se nuk kemi çka folim. Në sallën P 38 a po vini një kafe”.

Haradinaj: Zjarrfikësve të Kosovës do t’u bëhet zgjidhje afatgjate, përmes ligjit Kryeministri Ramush Haradinaj, në takimin me përfaqësuesit e sindikatave të zjarrfikësve, iu ka thënë se Qeveria e vendit është shtëpia e tyre dhe këtu do t’u ofrohet zgjidhje kërkesave që ata kanë.“Për herë të parë, kjo Qeveri po merret me kërkesat e zjarrfikësve, të cilat datojnë prej dekadash”, ka theksuar Haradinaj.

“Ne kemi iniciuar krijimin e një koncept dokumenti i cili shumë shpejt do të vijë për diskutim në Qeveri dhe do të bëhet ligj, duke i hapur rrugë zgjidhjes afatgjate të problemeve dhe kërkesave të tyre”, ka shkruar Haradinaj, në faqen e tij në Facebook. /gazetametro.net