Një muaj paraburgim për serbin që dyshohet se kreu krime gjatë luftës në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka kërkuar paraburgim ndaj serbit me me inicialet Z.K, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale të krimeve të luftës në Kosovë gjatë vitit 1999.

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, si dhe të dyshuarit Z.K, ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Sipas Prorkurorisë Speciale, i dyshuari Z.K, dyshohet se ka kryer veprat penale të  krimeve të luftës në Kosovë, konkretisht në fshatin Nerodime e Epërme, Komuna e Ferizajt, gjatë vitit 1999.