Një mesfushor dhe një sulmues largohen nga Drenica

 

Loading...

Janë larguar dy futbollistët e parë nga ekipi në këtë periudhë kohore, pas përfundimit të kampionatit 2017/2018.

Fjala është për mesfushorin Dukagjin Gashi dhe sulmuesin e ardhur nga Shqipëria në afatin e janarit, Denis Peposhi.

Mesfushori, Dukagjin Gashi, për shtatë vite ishte pjesë e KF Drenica dhe i njëjti dha kontribut të madh dhe të çmuar për ekipin tonë, në periudha të ndryshme.

Largimi i Gashit vjen pas marrëveshjes dy-palëshe mes klubit dhe lojtarit. Klubi i dëshiron shëndet si dhe suksese në angazhimet e ardhshme, Dukagjin Gashit.

Ndërkohë, klubi falenderon për kontributin dhe angazhimin edhe Denis Peposhin i cili erdhi në afatin e janarit në skuadrën tonë ku arriti që të shënoj 6 gola.

Sulmuesit nga Tirana i ka skaduar kontrata me klubin, prandaj ai tashmë është futbollist i lirë.

Ndërkohë që klubi shumë shpejtë pritet të riorganizohet për edicionin e ri 2018/2019.