Një film i veçantë për Van Gogh

Producentët vendosën ta bëjnë filmin në Poloni, sepse atje ka piktorë të mirë, po ashtu edhe studentë të artit, shumë prej të cilëve bëjnë pikturë deri në shtatë vjet në shkollë.
Jeta e trazuar e piktorit të famshëm holandez të shekullit të 19 Vincent van Gogh është treguar përmes shumë librave dhe filmave, por asnjëherë në mënyrën që po përpiqet ta bëjë tani një grup kineastësh. Loving Vincent do të jetë filmi i parë me metrazh të gjatë i bërë ndonjëherë me imazhe të animuara të pikturuara me dorë në stilin e vetë artistit.
Me ndihmën e 60 piktorëve, një grup kineastësh, fitues të çmimit Oscar, është duke punuar për një film mbi jetën dhe vdekjen misterioze të Vincent van Goghut, duke animuar pikturat dhe vizatimet e tij.
Frymëzimi erdhi nga njëra prej letrave të piktorit për vëllanë e tij, i cili ishte gjithashtu artist, thotë regjisorja e filmit, Dorota Kobiela.
“Ai shkruante në letër se ne mund të flasim vetëm përmes pikturave. Këto fjalë ishin shumë të rëndësishme për mua dhe në fakt ishin arsyeja që ne po e bëjmë këtë film.” Producentët llogarisin se filmi 80-minutësh do të kërkojë rreth 57.000 kuadro të pikturuara me dorë. Ata e pranojnë se ky është një projekt i guximshëm.
Zoti Welchman thotë se do të duhet rreth një vit e gjysmë për të realizuar të gjitha pikturat dhe gjashtë muaj të tjerë për ta përfunduar filmin. /kultplus