Një biçiklist goditet nga makina, merr lëndime të rënda

Pakujdesia e vozitësve ka nisur të bëhet shqetësuese për vozitësit e biçikletave në çdo vend. Sot, gjatë orëve të mbrëmjes një veturë përplasi një çiklist në rrugët e Tiranës.  Siç transmeton OraNews, ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 pranë Bankës së Shqipërisë.

Sipas policisë çiklisti ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.  Nuk dihen rrethanat e aksidentit dhe as identiteti i çiklistit.   Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet rreth aksidentit.