Nijazi Thaçi zgjedhet Drejtor Menaxhues i KEK-ut

Nijazi Thaçi është zgjedhur Drejtor Menaxhues i Korporatës Energjetike e Kosovës nga një komision i përbërë nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut dhe ekspertët e partnerit zbatues nga Ambasada Britanike.

Loading...

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Kryetar i Bordit të Drejtorëve të KEK-ut, Faruk Hajrizi përmes një komunikate të lëshuar për medie, njofton Klan Kosova.

“Duke respektuar në përpikëri Ligji e Ndërmarrjeve Publike, sipas kritereve të konkursit, në një proces krejtësisht transparent dhe objektiv, në bashkëpunim të plotë me ekspertët e partnerit zbatues nga Ambasada Britanike, pasi kanë kaluar disa faza të intervistimit, Njazi Thaçi ka dalë kandidati me i suksesshëm në garë për pozitën e Drejtorit Menaxhues të KEK-ut, duke marrë pikët maksimale në dy fazat e intervistimit”, thuhet në komunikatë.

I gjithë procesi ka qenë i monitoruar nga përfaqësuesit e Shoqërisë Civil dhe BIRN-i.