Ngjyrat e botës mblidhen në Tiranë

Festivali Kulturor Ndërkombëtar i Rinisë do të mbledhë në Pallatin të Kongreseve, pjesëmarrës nga Franca, Kosova, Maqedonia, Mozambiku, Afrika e Jugut etj.
Eventi kulturor që do të mbahet me datë 4 prill, në Tiranë do të shoqërohet me aktivitete promovuese të kulturës shqiptare nga të gjitha trevat duke përfshirë Kosovën, Çamërinë dhe Arbëreshët. Kështu raporton ATSH.
Në Shqipëri Festivali Kulturor Ndërkombëtar i Rinisë organizohet nga institucionet arsimore turke Turgut Ozal dhe Gulistan.fetsival1
Ky aktivitet i cili po kthehet tashmë në një traditë, organizohet me synimin që nxënësit tanë të njohin dhe jetojnë kulturën e tyre, si dhe zhvillimin e marrëdhënieve miqësore mes popujve të ndryshëm nëpërmjet njohjes dhe shkëmbimit të vlerave kulturore.
I konceptuar me një përmbajtje të gjërë, festivali që organizohet për të dytën herë do të jetë i hapur për publikun.
Në stendat promovuese nxënësit do të prezantojnë për të pranishmit dhe vizitorët, vlerat folklorike dhe kulturore të zonës së tyre.
Gjatë mbrëmjes gala juria e përzgjedhur do të akordojë dhe një çmim special për personalitetin e vitit me më shumë kontribut për kulturën shqiptare.