Një emigrant shqiptar, i cili po punonte për lëvizjen e mbulesës së asbestit të një magazine, në San Giuliano Milanese të Italisë, ka rënë sot nga çatia duke ndërruar jetë.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ra nga një lartësi e konsiderueshme, pasi hoqi këmbët nga njëra prej pllakave mbuluese, duke rënë në boshllëk.

Edhe pse iu dha ndihma e parë, për shqiptari nuk kishte se çfarë të bëhej.

E. S, 40 vjeç, ishte rezident në Cairate në Varesotto.

Sipas skenës së ndërtuar nga Policia, 40 vjeçari po punonte për të çmotuar çatinë e asbestit, kur një nga pllakat që shkeli, ndoshta e dëmtuar nga moti i keq ose vjetërsia, e ka tradhtuar duke e katapultuar punëtorin shqiptar në brendësi të magazinës.

No tags for this post.