Ka qenë viti 2006, kur banorët betoheshin se UFO-t kishin vizituar qytetin e Roskovecit. Fillimisht u pa si një hipotezë, por pas shenjave që kishte lënë disku fluturues, të gjithë filluan të bëheshin kureshtarë.

Jo më larg se 10 km larg Fierit, drejt rrugës nacionale për në Berat, diku në mes të dy qyteteve shtrihet qyteti i Roskovecit. Qyteza, që në etimologjinë shqipe, sipas kuptimit të vjetër të emrit të saj, ndahet në rosë, kovë dhe ec. UFO-t kishin vizituar qytezën e vogël të tyre. Vetëm një çast ka mbërritur disku fluturues dhe, sipas banorëve, vendi përreth u zhyt në errësirë dhe ciklon.

“Qielli u errësua, pemët janë lëkundur, doli një tym i zi dhe pashë se drejt meje po vinte një gjë e çuditshme me dy sfera dhe konike në majë. Ishte në ngjyrë të bardhё në gri”, – përmendnin dëshmitarët në atë kohë. Ka dëshmitarë, ka njerëz që betohen se është e vërtetë, ka kureshtarë që shkojnë në vendin e ngjarjes. Tashmë atje nuk shikohet asgjë. Qyteza ka tërhequr mjaft vizitorë nga Tirana, Fieri, Berati, madje edhe të huaj nga Holanda.

Por, deri tani asnjë shkencëtar nuk ka shkuar që të vërtetojë nëse është e vërtetë apo jo ngjarja e rrallë.