Nga Skenderaj përfaqësojnë Kosovën në festivalin e Gjermanisë

Ansambli “Drenica” përfaqëson Kosovën ne München -Gjermani

Loading...

Krahas 50 vjetorit të themelimit Ansamblit “Drenica”  nga Skenderaj për herë të parë përfaqëson Republikën e Kosovës në festivalin “12. Balkantage” 2018 München të Gjermanisë (ditët e Ballkanit 2018/München 23.02-24.03.2018)

Ky festival doli nga ideja e gazetares dhe humanistes Sadija Klepo ka filluar nga 23 Shkurt dhe zgjat deri më 24 Mars 2018.  Kosova do të prezantohet për 5 ditë me programin e saj. Kosova fillon me datën 3 Mars ne Kulturhaus Milbertshofen – München, HVMZM Landsberger  Straße 402 81241 München në ora 16:00, me përformimin e anëtarëve të Ansamblit me valle.

Pjese e këtij festivalit janë shumë shtete, tradita dhe mënyra të jetesës së të gjitha vendeve të Gadishullit Ballkanik. Një element i rëndësishëm është takimi dhe bashkimi i njerëzve nga vendet e mëparshme armiqësore të Ballkanit. Gjatë këtyre ditëve Ballkanike do paraqiten artistët, shoqatat dhe personalitete të shquara nga kultura, arti dhe politika.

Sipas faqes zyrtare te këtij festivali, ne agjendë për datën 3 mars janë:

Folkloregruppen:  Lipa, Lazarka, Jelek,  Gajda,  BKUD Ljiljan,  KUD Sevdah, KUD Divanhana, KUD Drenica, KUD Bosancica, KUD Oro.

Ort: Kulturhaus Milbertshofen, Curt Mezger Platz 1, München. /Drenica Press/