Nga punimet në rrugë, dëmtohet varri i Shaban Polluzhës

Varri i heroit kombëtar Shaban Polluzha, prijësit ushtarak shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, pjesë e Ballit Kombëtar i është dëmtuar varri si pasojë e punimeve që po bëhen në rrugën magjistrale.

Kjo ndodhi si pasojë e punimeve që po bëhen në rrugën magjistrale Drenas-Skenderaj, transmeton Klan Kosova.

Mbikëqyrësit e punimeve nga ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, thanë se kjo ndodhi pa qëllim dhe se pas asfaltimit të rrugës, varri do të rregullohet, njofton Klan Kosova.