Nga futbolli pa ekip tek vdekja e të atit, Aliji tregon dramën në jetën e tij

Mbrojtësi I krahut, I cili së bashku me Jann Sommer dhe ‘yllin’ Salah kanë luajtur në “Champions League” kundër Real Madridit në “Bernabeu”, është aktualisht pa skuadër. Në verën e 2016 ai u largua nga Zvicra për të luajtur me Kaiserslauten në Bundesliga 2. Prej kësaj periudhe më shumë për të është dëgjuar në kombëtaren shqiptare, pavarësisht se 24-vjeçari disponon edhe pasaportën e Zvicrës apo të Maqedonisë.
Vdekja e të atit- Aliji është kthyer në Zvicër këtë verë. Më shumë, ai është stërvitur me ekipin ku ka hedhur hapat e parë si fëmijë, FC Baden, klub që aktuslisht lufton për t’u ngjitur në Ligën 1. “Stërvitem vetëm për të qenë në formë,”-shprehet Aliji kur pyetet nëse do firmosë me këtë klub.
Arseyja e kthimit në Zvicër është e dhimbshme. Babai i Alijit ndërroi jetë këtë të diel. “Ne verë isha I zhgënjyer pasi isha lojtar pa një klub. Por në jetë ka gjëra më të rëndësishme. Kuptova që duhet të shpenzoja më shumë kohë me babain tim. Ishin muajt e tij të fundit, ishte diagnostifikuar me kancer,”-shprehet Aliji për gazetën zvicerane “Blick”.
Është pa ekip- “Për momentin kam mendime të tjera në kokë.” Sezonin e kaluar zbriti në Serinë C me ekipin italian të Virtus Entella. Pas kësaj, kontrata iu ndërpre. “Doja të qëndroja në Itali, por nuk funksionoi për disa arsye.”
Mbi të tjera, arsyeja kryesore ishte se firma e futbollistit u falsifikua. “Kjo sigurisht që e dëmtoi imazhin tim në Itali”. Aliji ka marrë masa duke hedhur në gjyq disa persona për këtë çështje. “Kjo do të ketë pasoja,”-shprehet shtatshkurtëri.
Tani 24-vjeçari është i lumtur që është rikthyer në Zvicër. “Dua të qëndroj afër familjes,”-deklaron Aliji. Kjo është arsyeja edhe pse po kërkon një klub atje. Ai mund të firmosë në çdo moment pasi është një lojtar i lirë.