Paris Saint-Germain's Brazilian forward Neymar reacts during the French L1 football match between Montpellier Herault SC and Paris Saint-Germain (PSG) at the Mosson stadium in Montpellier, southern France, on April 30, 2019. (Photo by Pascal GUYOT / AFP) (Photo credit should read PASCAL GUYOT/AFP/Getty Images)

Sulmuesi  i gjigantëve të Ligue 1, Paris Saint Germain është i gatshëm  për një transferim te Juventusi, sipas raporteve në shtypin francez.

Braziliani është përfolur për një largim nga kryeqyteti francez dhe si lëvizje parësore e kishte transferimin tek Barcelona.

Sidoqoftë, marrëveshja nuk mund po mund të realizohet për shkak të mungesës së fondeve pasi transferuan Frenkie de Jong nga Ajax dhe Antoine Griezmann nga Atletico Madrid, transmeton Indeksonline.

Në zhvillimin e fundit, Neymar është gati për një transferim te gjigandët italianë në mënyrë që të formojë një partneritet të frikshëm me Cristiano Ronaldo.

Besohet se marrëveshja mund të përfundohet pasi PSG janë të interesuar edhe për Paulo Dybala të Juves i cili mund të përfshihet në një marrëveshje.

Sidoqoftë, pengesa e vërtetë në përfundimin e marrëveshjes është paga e Neymar, e cila aktualisht është më shumë se lojtari më i paguar i Juventusit, Ronaldo./Indeksonline/.