Nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Bekim Jashari, nga e hëna do të fillojnë aktivitetet argëtuese, kulturore dhe të tjera, për ndër të bashkatdhetarëve tanë të cilët ndodhen për pushime në vendin e tyre të lindjes.

Do të organizohen edhe panaire të veshjes sonë tradicionale, muzikë në sheshin tonë “Adem Jashari”, por edhe aktivitete të tjera të larmishme, në mënyrë që të bashkatdhetarët dhe qytetarët të argëtohen gjatë muajve të verës.

Nesër në hapjen zyrtare do të jetë pjesëmarrës këngëtari i njohur GOLD AG, i cili do të jetë në skenë nga ora 20:00. /Drenicapress

Fotografia e Komuna Skenderaj