Nesër prej orës 17:00 bëhet hapja e turneu tradicional për nder të “Tre Heronjëve” të fshatit Nekoc, shkruan Drenica Press.

Organizatorët e këtij turneu kanë ftuar për pjesëmarrje të gjithë banorët e fshatit, veteranët dhe sportdashësit që ta bëjnë sa më madhështor këtë turne.

Lexojeni të plotë njoftimin e Këshillit Organizativ:

Te nderuar bashkfshatar te fshatit Nekoc dhe me gjere

Neser, me date 17.05.2019 ( e premte), ne ora 17:00, behet hapja e Turnirit memorial tradicional per nder te Tre Heronjeve te fshatit Nekoc.

Te nderuar veteran, pjesemarres dhe ju banor te fshatit, jeni te ftuar te gjjthe te merrni pjese ne kete hapaje te turnirit, sepse e kemi per obligim qe ti perkujtojme dhe nderojme te gjithe ata te cilet derdhen gjak qe ne te jetojme te lire dhe te pavarur.

Prandaj, gjejeni pak kohe te lire dhe na u bashkangjitni ne kete hapje te turnirit. Nder te tjera, ne kete hapje te turnirit, do te kete disa fjale rasti dhe kenge e valle. Paraqitje e ekipeve veçse ka filluar, ndersa neser do te behet edhe terheqja e shorteve.

Kete vit, turneu tradicional shenon 20 vjetorin e organizimit, dhe pa asnje dyshim edhe njeri nder turniret me te medha ne Kosove, dhe kjo eshte fale angazhimit te gjeneratave te kaluara dhe atyre aktuale.

Ju ekipe pjesemarrese, perveç qe i nderoni te renet e luftes, po ashtu, beheni edhe pjese e nje truniri i cili eshte i organizuar mire dhe referimi eshte nga referet e UEFA-se. E kemi deshmuar edhe viteve te kaluara, qe per neve si keshill organizativ, jane te rendesishme korrektesia, paansia, ndershmeria, dhe jane qellimi jone.

Prandaj, jeni te mireseardhur te gjithe.