Një paralajmërim u është bërë turistëve që vizitojnë destinacionet turistike në Spanjë.

Çdokush që vozit makinën me pjesën e epërme të trupit të zhveshur gjobiteni me 200 euro.

Ky ligj i çuditshëm ka ardhur pasi që ka pasur shumë ankesa nga vendasit.

“Turistët nuk po tregojnë fare respekt dhe po bëjnë gjeste të pamoralshme gjatë vozitjes”, ka thënë një nga vendasit që ka dashur të mbesë anonim.

Sidomos ankesa ka pasur për femrat të cilat ngasin makinat e tyre pa sutjena dhe gjinjtë e tyre vizatohen tërësisht mbi këmishat e tyre.

Spanja është një ndër vendet me më së shumti turistë në botë.