Foto ilustrim

Nëntë persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur dje në Komoran.

Nga aksidenti mes dy veturave janë lënduar shoferët e automjeteve dhe shtatë pasagjere gra. Të njëjtit janë dërguar për trajtim në QKUK.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit e automjeteve meshkuj K/Shqiptarë dhe shtatë pasagjere të gjitha femra K/Shqiptare. Të lënduarit për tretman mjekësor janë dërguar në QKUK”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Indeksonline/