Nënshkruhet memorandumi për ndërtimin e qendres edukativo-arsimore, financues shteti i Kuvajtit

 

Loading...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur nw takim drejtorin e Shoqatës Ekonomike Kulturore “Qëndresa Kosovare” SH.E.K.Q.K, Islam Cakaj, me të cilin edhe ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për bashkëpunimin nw fushën e kulturës, çështjeve sociale, shëndetësore, ekonomike dhe fusha të tjera.

Kryetari i Komunës ka falënderuar drejtorin Cakaj për vizitën dhe bashkëpunimin e ofruar për të mirën e qytetarëve të Komunës së Drenasi, dhe ka thënë se do të jetë i gatshëm për të ofruar bashkëpunimin dhe respektimin e memorandumit të nënshkruar.

Drejtori i shoqatës “Qëndresa Kosovare”, Islam Cakaj, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për ofrimin e bashkëpunimit dhe ka shtuar se përmes këtij memorandumi do t’i hapet rrugë të realizimit të projekteve të ndryshme kulturore, sociale, shëndetësore dhe ne fusha të tjera.

Cakaj ka thënë se përmes këtij memorandumi krijohen mundësitë edhe për ndërtimin e qendrës edukativo-kulturore ne qytetin e Drenasit, ku donator do të jetë shteti i Kuvajtit, ndërsa kryetari Lladrovci ka thënë se do të ofrojë hapësirë për ndërtimin e kësaj qendre e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve tanë./Drenicapress.info