Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti, ka folur për gjendjen aktuale në partinë e tij.

Hoti ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se subjekti politik në pushtet, që udhëhiqet nga Kadri Veseli, nuk qëndron mirë aktualisht.

“S’jemi në pozicion të mirë, pavarësisht figurave të reja”, ka thënë Hoti, duke iu referuar inkuadrimit të njerëzve të rinj në parti.

Ai ka vlerësuar se PDK’ja duhet “t’i kthehet vetvetes, të dallojë vlerat nga antivlerat”./Express/