Nëna nga Klina raporton djalin në Polici: Më rrahu dhe kërcënoi

Një nënë nga Klina gjersa po intervistohej nga Policia e Kosovës lidhur me një rast, ka dhënë një deklaratë të befasishme.

Loading...

Ajo është ankuar në Polici se djali i saj e kërcënon dhe ushtron dhunë fizikë, shkruan gazetametro.net.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë sqaruar se nëna nga Klina ka raportuar para dy ditës rreth orës 19:00 se u rrah dhe kërcënua nga djali i saj.

Viktima femër K/Shqiptare me datën 29.10.2018 derisa kishte qenë duke u intervistuar për një rast tjetër ka deklaruar se i dyshuari djali i saj e kishte kanosur dhe e kishte rrahur atë”, thonë Policia.

Ndërkohë, mësohet se i dyshuari është arrestuar pas intervistimit, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.