Nëna e dy fëmijëve që biznes ka bujqësinë, 30 ari serrë |VIDEO

Nëna e dy fëmijeve, Gentiana Maloku nga fshati Plluqicë e Malishevës del të jetë një fermere e sukseseshme, përcjell Gazeta Metro.

Loading...

Ajo ka hapur një biznes familjar të përbashkët për kultivimin e perimeve, ku e gjithë kjo brenda një viti ka filluar të rritet në 30 ari serrë.

Ajo, për këtë punë thotë se është shumë atraktive dhe dëshiron të shtoj kapacitetet.

‘Është vetë fshati që të tërhek me marrë me qëto sene’, tha ajo.

Por, 28 vjeçarja thotë se problemi i vetëm që ata kanë lidhur me kultivimin e gjithë këtyre perimeve është mungesa e ujit.

Ndërsa, shton se tashmë kanë bërë kërkesen në Ministrinë e Bujqësisë për t’ju hapur një bunar.

‘Ujë shumë pak ka, marrim me cistern, e kemi bo kërkesën për bunar në Malishevë, kryetari na ak premtu që ka me marrë parasysh kërkesën dhe ne tash po presmi’, tha ajo./Gazetametro.net