Udhëheqësit e delegacionit shtetëror për dialogun, konsultat e fundit para takimit që do të mbajnë nesër në Bruksel i kanë mbajtur gjatë një takimi që patën në Shqipëri. Se u mbajt ky takim ka konfirmuar për Gazetën Express këshilltari i kryeministrit, Avni Arifi.

Arifi i ka thënë Expressit se takimi ka qenë koordinues dhe se në këtë fazë për këtë temë do të prononcohen vetëm krye negociatorët.

Tashmë, anëtarët e delegacionit veçse kanë arritur në Bruksel, ndërkaq, nesër pritet të mbahet edhe takimi i parë.

Ky takim është i fazës së fundit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Krerët e delegacionit ishin deklaruar se ndër temat e diskutimit do të jenë ekonomia dhe fati i personave të pagjetur./Express/