Në xhamin e dekoruar me flamuj kombëtar dhurohet gjak për përvjetorin e Pavarësisë

Mbi 160 besimtarë myslimanë kanë dhuruar gjak në xhaminë e fshatit Kraishtë të Lipjanit të dekoruar me flamuj kombëtar.

Loading...

Dhurimi i gjakut në këtë xhami është duke u bërë për çdo vjet. Imami i kësaj xhamie, Zaim B. Baftiu thotë se një aksion i tillë bëhet që 5 vjet për çdo përvjetor të pavarësisë.

“Përderisa është një ditë e veçantë për të gjithë shqiptarët, çka të bëjnë brenda kësaj dite. Së bashku me rininë e fshatit së bashku me të gjithë banorët e fshatit që unë u jam shumë falënderues për përkrahjen për angazhimin, për dhurimin vullnetar të gjakut”, ka thënë Baftiu për REL.