Në Vushtrri u mbajt Turneu i boksit i të rinjëve të Kosovës

Në Palestrën e sporteve “ Jeton Terstena -Tota “ në Vushtrri dje pasdite u mbajt një turne i boksit i të rinjve në të cilin morën pjesë boksier nga shumë komuna të Kosovës dhe me ketë edhe u shënua Dita e Evropes.
Turneun e shpalli te hapur kryetari i Komunes Bajram Mulaku, i cili përshendeti pjesmarrësit dhe u uroi suksese.
” Kemi nder te veçant ne vushtrriasit që është organizuar këtu ky aktivitet i boksit dhe për nder të Dites se Evropes dhe shpresoj se në të ardhmen do te kemi aktivitete tjera”, ka thënë kryetari Mulaku.
Në këtë turne përveç boksierve te rinj që sapo kanë marr hapat ishin edhe të atille që kan korr suksese të dalluara si Donjeta Sadiku, nënkampione e Botes dhe Kampione e Evropes.Organizatori i ketij turneu Federata e Boksit e Kosoves dhe Drejtoria per Kulture,Rini dhe Sport nË Vushtrri për boksieret fitues ndau mirenjohje dhe medale.