Në vitin 1999 qytetarët palestinez e djegën Flamurin serb në përkrahje të Kosovës, ndërsa dje, Kosova festoi ditën e Pavarësisë së Izraelit!

Shkruan Sali Kabashi-historinë

Loading...

Kujtojmë shumë mirë ditët e luftës së fundit në Kosovë, luftë e cila shkaktoi rreth 17.000 viktima shqiptare, 1200 të pagjetur, 20.000 femra shqiptare të dhunuara dhe në ato ditë të vështira për ne, në Palestinë qytetarë të thjeshtë e djegën flamurin serb si protestë kundër gjenocidit të shtetit Serb që po ushtronte mbi popullin e Kosovës dhe me pankarta në duar, ata kërkonin lirinë e vendit tonë. Ndoshta ata e dinin se çka do të thotë lufta për lirinë e vendit dhe represioni i armikut, prandaj edhe dolën përkrahë Kosovës e kundër Serbisë!

Borxhi duhet kthyer gjithsesi, por si e kthen, ajo varet nga borxhliu!

Ditën e djeshme, Kosova në krye me udhëheqësit hajdut e të korruptuar, që udhëheqin rreth 2 milion banorë me vetëm 150 mijë vota të tyre, shënuan me manifestim ditën e Pavarësisë së Izraelit, shtet i cili e ka siguruar Serbinë se kurrë nuk do ta njoh Pavarësinë e Kosovës! Ndonëse ata fëmijë me flamuj izraelit ishin të organizuar për këtë ditë, fytyrat e tyre tregonin se nuk e kanë idenë pse i mbajnë ata flamuj në duar, ndoshta iu është imponuar! Jam i sigurtë se izraelitët as nuk e dinë që ekziston ndonjë vendë me emrin Kosova, ndërsa ne, e festojmë ditën e Pavarësisë së një shteti pa Histori!

Festimin e ditës së Pavarësisë së SHBA-ve e pranojmë, sepse SHBA janë shteti që gjithmonë na përkrahë dhe është aleati jonë më i madhë , por çka na duhet festimi i ditës së Pavarësisë së Izraelit? Ndoshta në të ardhmen këtë ditë do ta shpallin edhe si ditë pushimi edhe ashtu kemi plot festa, kam përshtypjen që edhe për Vitin e Majmunit kinez kemi ditë pushimi, pse mos ta bëjmë pushim edhe për ditën e Pavarësisë së Izraelit!

Të gjitha shtetet u tmerruan nga vrasja e mbi 50 civilëve palestinez dhe plagosja e më se 2000 të tjerëve nga ushtria izraelite, Kosova në një mënyrë apo tjetër, duartroket këtë akt gjenocidi! Po sikur të ishin këto viktima evropian, çka do të ndodhte? Me siguri partia e Kryeministrit do të ndizte qirinj zie!

Elita politike kosovare çdo herë e më shumë janë duke e dëshmuar se nuk janë të aftë të udhëheqin me shtetin e Kosovës! Këta njerëz, nuk janë gjë tjetër veçse servilë dhe langej që vrapojnë pas posteve qeverisëse, ndërsa për krenari dhe nderë, i kanë harruar dhe e kanë shkelë traditën e vjetër shqiptare të moralit, kur përkrahej i shtypuri dhe kundërshtohej tirani.