Në Stamboll mbahet një ankand me vepra të periudhës Osmane

Në një ankand që do të mbahet në Stamboll në datë 1 mars, do të prezantohen vepra nga pallatet osmane, qeramika turke, tavolina klasike nga periudha dhe vende të ndryshme, si dhe shembuj të rrallë të kaligrafisë osmane.

Loading...

Në këtë ankand do të jetë i ekspozuar dhe një Kur’an, i shkruar 320 vjet më parë. Skajet e faqeve të Kuranit janë të veshura me ar.

Pronari dhe themeluesi i galerisë që organizon ankandin, Can Onen tha se në ankand kryesisht do të ekspozohen vepra të periudhës osmane.

Siç njofton televizioni turk “TRT“, Kur’ani, i shkruar nga Ibrahim effendi Kemali 320 vjet më parë në stilin kaligrafik ‘nesih’, stili më i pranishëm në periudhën osmane, do të shitet në ankand më 1 mars dhe çmim fillestar është 190,000 lira turke (68.000 euro).