Në Skenderaj sekuestrohet një armë

Mbi bazën e informacionit dhe dëshmive të arsyeshme Policia në Skenderaj  në orët e mëngjesit të sotëm të datës 9 nëntor 2018, kanë realizuar dy  bastisje në dy lokacione te ndryshme  në fshatin  Vajnikë të Skenderajt.

Loading...

Bastisja është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, me ç’rast si rezultat i bastisjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë e llojit  pistoletë

Në cilësi të të dyshuarve janë   arrestuar H. A., 61 vjeçar, dhe H.A., 47 vjeçar, ku pas procedurave intervistuese  dy te dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre  është iniciuar rast për vepër penale  ’mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armë’.