Në Skenderaj rritet çmimi i bukës

Menjëherë pas vendimit të taksës doganore nga Qeveria e Kosovës për produktet serbe prej 100%, kanë filluar të lëvizin çmimet e produkteve të ndryshme, sidomos të bukës.

Loading...

Pas këtij vendimi në qytetin e Skenderajt ka ndodhur ngritja e çmimit të bukës prej 10 centësh në çdo bukë, shkruan Drenica Press.

Lidhur me këtë rast të ngritjes së çmimeve të bukës, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, e ka quajtur të paligjshme ngritjen e çmimit të miellit dhe bukës pas taksës doganore.

Ndërkaq Inspektoriati i MTI paralajmëron inspektim të gjitha furrave në të gjitha qytetet e Kosovës, ku kryeinspektori Lulzim Shala tha: “Inspektorati i MTI-së dhe inspektoratet komunale janë duke e bërë punën e vet dhe jemi duke zbatuar urdhrin e ministrit Shala. Kemi shikuar edhe a ka me mbishkrime Kosovë e Metohi, ku siç po shihet i kanë tërheq të gjitha mallrat. Mbikëqyrja ka nis të bëhet 100 për qind për çdo mall i cili hyn nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, që vendimi i qeverisë të zbatohet në përpikëri”, tha Syla./DRENICA PRESS/