Në sezonin e ardhshëm Fred do të luajë në Mançester, ose te City ose te Unitedi

Shefi ekzekutiv i Shakhtar Donetskut, Sergei Palkin, ka konfirmuar se Fred (Frederico Rodrigues Santos) nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Ligën Premier.

Loading...

Dy klubet nga qyteti i Mançesterit, Manchester United dhe Manchester City, në gjashtë muajt e fundit kanë shprehur interesim për 25-vjeçarin.

(Foto: Getty Images)

Në muajin e kaluar ishte raportuar se City ka arritur marrëveshje në vlerë prej 50.7 milionë eurosh që mesfushori të luante në Etihad Stadium nga sezoni i ardhshëm.

Megjithatë, sipas shefit të Shakhtarit, asgjë nuk është vendosur dhe Djajtë e Kuq akoma kanë gjasa reale për t’i siguruar shërbimet e brazilianit.

“Fred do të largohet në qershor. Nëse jo te Manchester City, atëherë te Manchester Unitedi”, ka thënë Palkin për Corriere dello Sport.

(Foto: Getty Images)

“Ai është i gatshëm për kampionatet më të mira. Përveç se është shumë i mirë, Fred është shumë profesional”, ka thënë ai më tej.

Fred iu bashkua Shakhtarit në vitin 2013 dhe asokohe e zëvendësoi Fernandinhon. /Telegrafi/