Në Runik sot pasdite është organizuar aktiviteti i radhës “Sofra tradicionale” me gatime tona tradicionale për nder të bashkatdhetarëve tanë të cilët ndodhen për pushime në vendin e tyre të lindjes.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin kryetari i Komunës, z.Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku, deputeti i Parlamentit, Bekim Haxhiu, drejtorë komunal, shkrimtari ynë i njohur, Daut Demaku, bashkatdhetarë, asamblistë e qytetarë tjerë të shumtë.

Në hapje të aktivitetit, kryetari Jashari, duke iu uruar mirë se ardhje bashkatdhetarëve, ka thënë se këto organizime nuk mund të krahasohen me kontributin e diasporës, që po vazhdon ta mbajë gjallë ekonomimisht Kosovën dhe qytetarët e saj.

Aktiviteti i Sofrës tradicionale ka vazhduar deri në orët e vona me këngë nga Ansambli Drenica dhe humor e aforizma popullor.

Nën patronatin e kryetarit të Komunës, z.Bekim Jashari, tash e sa ditë po mbahen aktivitete kulturore e argëtuese për nder të ardhjes së bashkatdhetarëve tanë. Ditëve në vazhdim do të ketë të tjera ngjarje.

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna SkenderajFotografia e Komuna SkenderajFotografia e Komuna Skenderaj