Në Polac vunë kurora lulesh, ndërsa në Junik përuruan lapidarin e dëshmorit, Bedri Shala

Më rastin e shënimit të 18 vjetorit të rënies së gjeneralit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bedri Shala, është bërë përurimi i lapidarit në Komunën e Junikut ku merrnin pjesë struktura komunale nga Drenasi, Juniku e Deçani, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, bashkëluftëtarë të gjeneral Bedriut, familjar, ministra e deputet të Kuvendit të Kosovës.

Fillimisht, kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku me bashkëpunëtor kanë vër kurora lulesh tek varri i gjeneralit, Bedri Shala, në varrezat e dëshmorëve në Polac të Skenderajt, pastaj në Junik është bërë edhe zbulimi i lapidarit të gjeneral Bedriut.

Nexhati me shoke3

Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, me rastin e zbulimit të këtij lapidari tha se populli i Kosovës është me fat që ka përjetuar epokën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Vet fakti që gjenerali Bedri Shala ka rënë dëshmorë në Junik me Bekim Berisha-Abeja dhe bashkëluftëtarë të tjerë, tregon se lufta e lavdishme e UÇK-së kishe përmasa gjithëkombëtare dhe ne sot jemi krenar me të kaluarën e tyre”, tha mes tjerash kryetari Demaku.

Kryetari i Komunës së Junikut, z. Agron Kuçi para të pranishmeve tha se lufta e Bedri Shalës e Bekim Berishes dhe luftëtarëve të tjerë na benë krenar të gjithëve, se djemtë trima të Kosovës ishin rreshtuar kundër okupatorit serb për të çliruar vendin dhe nuk duronin më trysnin e presionin e agresorit serb.

Ndërsa bashkëluftëtari i Bedri Shalës, deputeti i Kuvendit të Kosovës, z. Daut Haradinaj, vlerësoi lart veprën e Bedriut, Bekimit dhe të tjerëve. “Kam njohur shumë trima gjatë luftës së UÇK-së, por Bedri Shala ishte nder trimat me të guximshëm, të cilit nuk i trembej syri nga okupatori serb dhe kishte një qëllim, siç kishim të gjithë të tjerët, çlirimin një herë e përgjithmonë nga regjimi serb”, tha mes tjerash Haradinaj. Pas fjalimeve, u bë edhe zbulimi i lapidarit të gjeneralit Berdi Shala.

Nexhati me shoke2

(Komuna Drenas /Drenica Press/)