Në natën e Kurban Bajramit, vëllezërit e kryetarit të komunës e “dridhin” qytetin (Foto)

Një shpërthim i papritur është dëgjuar në orët e pasdites sot në fshatin Cerrcë të Istogut.

Loading...

Kompania e vëllezërve të Haki Rugovës, Macon ka kryer një detonim të fuqishëm. Madje banorët e këtij fshati thonë se janë frikësuar nga shpërthimi i cili ka qenë siç thonë ata, i paparalajmëruar.

“Kërkush sen s’na ka paralajmëru. Jemi frikësu shum se ka qenë krismë e madhe. Nuk o në rregull kjo me ndodhë në Natë Bajrami” ka thënë banori nga Cerrca, A.M për Indeksonline.

Por, banorët e këtij fshati duhet të përgatiten edhe më shumë me krisma të tilla. Kjo pasi që kryetari i Istogut, Haki Rugova ua ka dhënë për shfrytëzim edhe shumë toka të shtetit në 15 vitet e ardhshme./Indeksonline/