Në Marinë u bë rivarrimi i dëshmorëve Nebih e Lavdim Vojvoda (Foto/ Video)

Këshilli Organizativ ka vazhduar aktivitetin për rivarrimin e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Drenicës në Kompleksin Memorial në fshatin Marinë të Skenderajt.

Loading...

Me nderime të larta ushtarake dhe shtetërore të mërkurën u bë rivarrimi dëshmorëve të kombit Nebih Vojvoda, Lavdim Vojvoda, dhe pesë dëshmorëve të tjerë.

Me vendim të kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, të datës 08.05.2018, është themeluar Këshilli Organizativ për rivarrimin e dëshmorëve të UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës në varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Marinë, i cili kryesohet nga ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha.