Në lloq e “kiamet”, Drenica-Prishtina fituesi nxjerret nga penalltitë

Në kushte jashtëzakonisht të këqija atmosferike, Prishtina ka kaluar në rrethin tjetër të Kupës se Kosovës.

Loading...

Skuadra e Mirel Josës ka qenë mysafir i Drenicës në ndeshjen e sotme të Kupës së Kosovës.

Kryeqyetetasit kanë arritur me vështirësi që të kalojnë në rrethin tjetër – vetëm pas ekzekutimit të penalltive, transmeton IndeksOnline.

Prishtinasit fituan me rezultat, 5-4 në ekzekutimin e penalltive.

Mbetet të shihet se pas hedhjes së shortit, kush do të jetë kundërshtari i radhës për Prishtinën.

Përndryshe, Prishtina është lider edhe në Superligën e Kosovës në futboll pas 16 xhirosh./IndeksOnline/