Në Klinë të Skenderajt, përkujtohen 5 vëllezërit Hetemi që u vranë para familjes (FOTO)

Sot u përkujtuan 5 vëllezërit Hetemi nga Klina e Skenderajt, të cilët u vranë 20 vite me parë, shkruan Drenica Press.

Pikërisht para 20 vitesh u vranë 5 vëllezërit Hetemi në oborrin e shtëpisë të tyre, në prani të familjeve të tyre.

Sadik Hetemi, Muharrem Hetemi , Hetem Hetemi , Halit Hetemi dhe Vesel Hetemi në prani të familjeve të tyre u pushkatuan nga forcat serbe duke, ushtruar terror të paparë  ndaj kësaj familje.

Me rastin e 20 vjetorit të vrasje së vëllezërve Hetemi, familja Hetemi sot kishte hapur dyert për shumë njerëz që vizituan këtë familje dhe bënë homazhe para varreve të vëllezërve Hetemi./DRENICA PRESS/