Në këtë qytet shqiptar bie borë pas 20 vjetësh

 

Dhërmiu në jug të Shqipërisë është përfshirë në mot të ftohtë dhe pas 20 vjetësh ka rënë bora e parë në këtë fshat të Vlorës.

Mediat në Shqipëri kanë publikuar fotografi të Dhërmiut të mbuluar me borë, ndërsa gazeta “Panorama” raporton se kjo është bora e parë që ka rënë pas 20 vjetësh.