Komandanti i Betejës së Koshares, Hisen Berisha, në Blic Interview ka treguar për propagandën që vazhdimisht është duke e bërë shteti i Serbisë, për luftën në Kosovë.

Ai në një intervistë me Astrit Gashin, ka treguar për filmat që janë realizuar për luftën e Koshares, në të cilët është bërë propagandë duke thënë shumë të pavërteta për atë betejë.

“Që 20 vite nga përfundimi i luftës, Serbia ka krijuar filma të shumtë për luftën në Kosovë, sikur ai për luftën e Koshares. Këtë e kanë bërë për të bërë propagandë të tyre. Përmes këtyre filmave, ata kanë synuar që të lidhin shtetet perëndimore, si Gjermania, NATO e deri tek Shqipëria”, ka thënë Hisen Berisha.

Intervistën e plotë mund ta shikoni në linkun posht: