Ish-aktivisjta e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Mirlinda Rushiti, është përballur me një vaki jo të këndshme në Emergjencën në jug. Asaj, ani pse rasti ishte emergjent, iu kërkua të paguajë para se të kontrollohej babai.

E se shëndeti i babait u vendos në radhë të dytë tregon edhe ajo, teksa thekson se recepsionisti i kërkoi paratë para se ta fuste babain te mjeku, duke i thënë se “raste emergjente janë vetën ato që vijnë me lese”, shkruan Reporteri.net.

”Nuk paguhet për raste emergjente”- GËNJEU drejtoresha e Shëndetësisë, zonja Erseka Hasanaj Barani. Mbrëmë me babin u detyruam të shkojmë në energjencë, shkak tensioni i lartë 170 me 110, shtoja kësaj edhe nivelin e sheqerit 13. Ende pa hyrë ne zyrën e mjekut u kërkua pagesa prej 3 eurosh nga recepsionisti, kur i tregoj për tensionin e lartë (pasi që e matëm edhe në shtëpi) dhe pyes se a nuk është ky një prej rasteve emergjente kur duhet reaguar me shpejtësi, recepsionisti ma kthen me shumë qetësi: “sen nuk është kjo, rastet emergjente janë vetëm ato qe vijnë me lese”. Gjithsesi, pagesa u bë, babi mori ilaqin i cili fare nuk i reagoi, tensioni vazhdon të jetë i lartë, sërish 170 me 110”, ka rrëfyer ajo.

Ndërkohë, ka shtuar se shëndeti i babait nuk u përmirësua, u detyruan të drejtohen për trajtim në veri. Atje, sipas saj, babai mori kujdesin e duhur dhe nuk u kërkua pagesë sepse thotë që “shëndeti i njeriut vije para materiales”.

“Dëshira për me jetu të shtyen ne çdo derë ku mendon se mundesh me pas sherim.. e unë me babin u nisëm për në veri, ku na pritën me mirësjellje, e morën babin menjëhere nën kujdes dhe ku nuk kerkuan pagesë sepse shëndeti i njeriut vije para materiales sipas tyre”, ka shtuar ajo.

Mirëpo, Mirlindës i shkuan në mendje familjet që nuk kanë dhe u duhet të paguajnë nëse u rastis që të sëmuren pas orës 20:00.

“E tash mu’ gjithçka çka më sillet në mendje janë familjet shumëanetarëshe ku vetëm një pjesëtar i familjes punon me një pagë te vobekët, me të cilën duhet të sigurojë jetesën për anëtarët e tjerë, duhet t’i paguaj faturat e fryera të rrymës, të ujit, e në fund duhet të ketë “kujdes” qe të mos sëmuret pas orës 20:00 në mënyre që të mos përfundojë në emergjencë e të paguaj edhe këtu 3 euro për cdo kontrolle pa efekt.. e edhe rrugë alternative se ku të kontrollohet tjetër nuk ka”, ka thënë Rushiti.

“Mirëpo, besoj që kështu është çdokund ku qeverisin injorantët.. e unë nuk e di se cila është më e keqe, fakti qe na udhëheqin injorantët apo fakti se nëpunësit nënshtrohen dhe servilosen ndaj injorantëve pushtetar”, thekson ajo, duke bërë thirrje që të kursehet nga patriotizmat pasi thotë se “shumë mirë e dijmë si unë aq edhe ju, se sa herë ka deshtuar mjekësia kosovare shërimin e keni gjetë tek mjekët sërb”.

“E mbrëmë, kjo mjeksi e jona dështoi të stabilizojë një tension.. Çka më shumë?”, pyet ajo në fund.

Ndryshe, çmimi prej 3 eurosh për participim është ngritur së fundmi, për çka pati mjaft kritika nga qytetarët, të cilët e konsideruan të lartë./Reporteri.net