Në dy raste të ndara konfiskohen dy armë në rajonin e Mitrovicës

Në  rajonin e Mitrovicës, në dy lokacione të ndryshme janë konfiskuar dy armë.

Loading...

Rasti i parë i konfiskimit është bërë dje me datën 02 tetor rreth orës 19:40, në zonën e Vushtrrisë, ku pas marrjes së informatës policia ka kontaktuar personin F.S., 50  vjeçar, i cili e ka dorëzuar një revole model 85, prodhim çekosllovak, kalibri 9 mm, me një karikator dhe 8  fishekë të kalibrit  9 mm.

Ndërsa rasti i dytë i konfiskimit ka ndodhur sot me 03 tetor 2018, rreth orës 00:20, në Mitrovicë, ku gjatë një pike të kontrollit  nga policia është ndaluar një automjet, dhe gjatë kontrollimit, drejtuesit të automjetit  D.F., 28 vjeçar i është gjetur një pistoletë.

Si dëshmi materiale  nga policia është konfiskuar pistoleta  prodhim ‘Zastava’, cal. 6.35, pesë fishekë dhe një karikator, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.

Në të dy rastet, pas procedurave intervistuese të  dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre janë  iniciuar raste  për veprat penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.