Në Drenas pensionet merren me vështirësi

Data  nga 21 deri 24 e muajit del të jetë mjaft e mundimshme për pensionistët e komunës së Drenasit. Ata detyrohen të presin me orë të tëra derisa sa të ju vije radha që të tërheqin pensionet.
Pamjen akoma më të vështirë e bën kur shikon pleq dhe plaka, të shtyrë në moshë dhe duke prit në rend që të tërheqin mjete e tyre.
Skema të ngjashme sikurse fotoja më lartë mund të shihen pothuajse çdo muaj, para NLB Bankës dega në Drenas. Ankesat e tyre, pos pensioneve të vogla është edhe pritja e gjatë, e cila po shkakton vështirësi dhe mundime për pensionistët e Drenasit.