Në aksident trafiku vdes pjesëtari i Policisë

Një pjesëtar i policisë së Kosovës ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku, raporton ktv.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në magjistralen Ferizaj-Brezovicë, te vendi i quajtur “Fusha e Pajtimit”.

Loading...

61-vjeçari me inicialet N.R, pjesëtar i Policisë së Kosovës, ishte goditur nga një veturë, e cila po lëvizte nga fshati Doganaj.

“Viktimës i është dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes dhe në shërbimet përkatëse mjekësore në Kaçanik dhe në Ferizaj, për t’u dërguar pastaj në QKUK në Prishtinë, ku në orët e para të ditës është ndarë nga jeta, njofton Policia e Kosovës.

Hetuesit policorë janë duke punuar në këtë rast, ndërsa me urdhër të prokurorit ngasësi i veturës “Golf” është dërguar në mbajtje për 48 orë”.