Ne 6 vjetorin e vdekjes se luftëtarit Hakif Kurtesh Berisha (21.10.1942-30.05.2009) Luftëtar i Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci” ZOD

 

Loading...

Shkruan Adnan Sogojeva, bashkëluftëtar

Kësulëkuqja

 

Askush nuk mund te qëndroj indiferent ndaj gjithë asaj qe ndodhi ne nenqiellin e Kosovës, por edhe te lesh gjurme, pra te shkruash diçka krejt origjinale, duke i qëndruar besnik ngjarjeve rrenqethese, tmerruese, ne veçanti biografi, per autorin vërtet paraqet përgjegjësi te madhe. Aq me tepër se ka te beje me bijtë dhe bijat e kombit te tij, qe mbi vetveten ngritën idealin duke qene te vetëdijshëm se do te përballen me sfidat me te renda te jetës dhe fatit.

Këtë biografi e shkruan ushtaret e lirisë, e shkruan bijtë dhe bijat e këtij kombi, e shkruan nenat dhe fëmijët e saj qe bene luftën dhe krenarisht hynë ne kështjellën e pavdekësisë. Kjo do te thotë qe komandantit legjendar Adem Jashari, Hamze Jashari, Zahir Pajaziti, Luan Haradinaj, Fehmi Lladrovci, Bekim Berisha (Abeja), Abedin Sogojeva, Ferid Curri e shume luftëtarëve tjerë i’u bashkëngjit edhe luftëtari Hakif Kurtesh Berisha, një burrë trim, besnik, i pathyeshëm, temperament, por shume i rreptë kur e kërkonte nevoja.

Hakif Berisha lindi me 21.10.1942 ne fshatin Grabovc i poshtëm, komuna e Fushe Kosovës. Shkollën fillore e kreu ne Grabovc i poshtëm, te mesmen ne Obiliq, ku pas përfundimit te shkollimit punësohet ne minierën e Bardhit deri ne vitet e 90-ta, ku edhe largohet prej punës nga okupatori serbo-sllav.

Familja ku lindi Hakifi ishte familje e ndershme, bujare dhe e respektuar gjithandej, mbi te gjitha respektohej si familje me atdhedashuri te theksuar, ishte familje tradicionale ku vlerat e mirëfillta kombëtare, njerëzore dhe shpirtërore e kishin vendin e merituar.

Qe te dy prindërit e Hakifit rrjedhin nga familje tradicionalisht te ndershme dhe te respektuara. Hakifi nga babai trashëgoi te gjitha tiparet e nje burri te mirëfillt. Kurteshi ishte i urte, i sjellshëm, i ndërgjegjshëm, i përgjegjshëm, bujar dhe mbi te gjitha atdhetar i mirëfillt. Si i tille ai nuk u kursye asnjëherë dhe asgjë për te ndihmuar çdo lëvizje kombëtare te asaj kohe. Si patriot dhe luftëtar i Ballit Kombëtar burgoset për je kohe te gjate ne kazamatet serbe, duke vuajtur dënim 12 vjet burg. E gjithë veprimtaria e babës se Hakifit (Kurteshit) nuk mbeti pa u reflektuar tek Hakifi i cili për asnjë moment nuk u spraps nga ideali i tij, çlirimi definitiv i Kosovës.

Frymëzimi patriotik nga i Ati fillon te dal ne skene ne demonstratat e vitit 1968 deri 1981, ku ishte pjesëmarrës i denje i tyre.

Viti 1990 familjen e Hakifit e gjene ne mesin e shume familjeve te maltretuara, persekutuar, te bastisura nen pretekstin se mbante arme pa leje.

30 prilli i vitit 1993 ishte po ashtu i tmerrshëm per familjen e Hakifit, familja bastiset prapë me pretekst armëmbajtje pa leje, ku maltretohet fizikisht Hakifi dhe djali i tij, vetëm e vetëm qe te i’u behet presion për dorëzimin e pushkës (M48), qe e mbante me fanatizëm te trashëguar nga i Ati, pushke e cila me vone do behet pjese e pandashme e Bacit Kife, pushke e cila nga vete Hakifi do pagëzohej me një emër karakteristik si “Kësulëkuqja”.

Viti 1997 pason me ngjarje  te mëdha per popullin shqiptar, pas demonstratave studentore te 1 tetorit, pason një ngjarje me rendësi te veçanet për çdo shqiptar, ngjarje qe tmerroi Serbinë, ngjarje e pritur me dekada, doli ne skene e shumëpritura, shpresa e vetme për çlirim definitiv, ngjarje qe trokiti ne ndërgjegje te çdo shqiptari, doli ne skene Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Pas tere këtyre zhvillimeve, fillimi i vitit 1998 ishte i vështirë, i shoqëruar me vrasje, maltretime, persekutime nga me mizoret qe përjetoi populli shqiptar ne dekadën e fundit, ngjarje qe përshpejtuan idenë e shume patrioteve shqiptar se vetëm me pushke ne dore Kosova do mund te çlirohej një dite.

Me rënien e komandantit legjendar Adem Jashari ne mars te 1998, UÇK merr hov ne shtrirjen e saj ne te gjitha pjesët e Kosovës, e Grabovci si fshat me një pozite te përshtatshme gjeografike, një fshat qe historikisht ishte përkrah çdo lëvizje kombëtare, fshat qe kishte rritur e kalitur shume luftëtar formon shtabin e UÇK-se me ne krye Komandantin Abedin Sogojeva, ku si shume bashkëluftëtar tjerë edhe Hakifi pa hezituar iu bashkohet radhëve te UÇK-se me pushkën e tij qe e ruajti me aq fanatizëm, pushke e trashëguar nga i Ati, vetëm për te luftuar armikun shekullor Serbinë. Pra Hakif Berisha behet ushtar i togut te Grabovcit, Brigada 114 Fehmi Lladrovci, Zona Operative e Drenicës.

Hakifi mori pjese ne te gjithë betejat e rëndësishme qe beri UÇK-ja ne pjesën ku edhe ai operonte. Intensiteti i luftimeve vetëm sa shkonte e rritej për shkak te luftimeve te përditshme me forcat serbe, luftimet dita ditës ndryshonin, as një beteje me nuk i përngjante se kaluarës, por një duhet veçuar, beteja e 14 prillit e vitit 1999 do te mbahet edhe shume gjate ne mend dhe do te mbetet e shkruar ne analet e historisë për te lavdishmen UÇK. Ishim te rrethuar, luftohej ne te katër anët, luftëtarët ishin pozicionuar neper istikame te vendosur qe per asnjë çmim mos lëvizim nga istikamet. I tille ishte edhe baci Kife, ku e pozicionin ku ai ishte i vendosur u luftua edhe ne largësi deri ne 20 metra. Ne këtë betejë te përgjakshme sa krenare aq edhe te dhimbshme ne mbetem te pa thyer, qëndruam stoik ne istikamet tona, por me pasoja dhe nga ana jone, dhamë dëshmor Ferid Curri, ndërsa plage morën vëllai i Feridit, Petrit Curri dhe luftëtari Fidaim Berisha.

Pas kësaj beteje ne dolëm edhe me te forte, rënia e Feridit na dha shtytje edhe me te madhe, na dha force qe te vazhdojmë deri ne realizimin e aspiratës shekullore, çlirimin definitiv te Kosovës, pra baci Kife qoj ne vend amanetin e babe Kurteshit, Kosova u lirua nga hordhitë barbare serbe.

Pas përfundimit te luftës, i’u duk qe hoqi një barre nga supet, çlirimin e përjetoi, amanetin e babës e qoi ne vend, M48 “Kësulëkuqen” e ruajti me dinjitet dhe e shfrytëzoi ne te mire te atdheut me krenari. Baci Kife pati fat qe te përjetoj shume te arritura te popullit shqiptar ne këto vite pas çlirimit, si pavarësinë e Kosovës, anëtarësimin e Shqipërisë ne NATO dhe shume te arritura te kombit te tij qe aq shume sakrifikoi dhe ishte i gateshem qe te i jep edhe jetën.

Jo vetëm baci Kife, por dhe shume bashkëluftëtar nga togu i Grabovcit sot nuk janë fizikisht me ne, si komandanti Abedin Sogojeva, dëshmori Ferid Curri, bashkëluftëtaret Bedri Berisha, Ahmet Berisha, Ismet Imzi, por ne na bene krenar aktiviteti i tyre, lufta e tyre e shenjte për liri, prandaj çdo ndarje fizike nga bashkëluftëtaret është e rende, e dhimbshme por dhe krenare, ngase ishin te gateshem te japim çdo gjë atdheut, edhe atë me te shtrenjtën, Jetën.

Togu i Grabovcit ishte, është dhe do mbetet jo vetëm krenaria e Fushe Kosovës, por dhe Zonës se Drenicës, dhe s”ka se si te jete ndryshe ku ne gjirin e saj kishte luftëtar te kalibrit si, Hakif Berisha, Abedin Sogojeva, Ferid Curri, Lirim Jakupi, Vullnet Ibishi, Aliu, Shabani, Arsimi, Hyseni, Mirsadi, Xhevati, Bujari e shume e shume tjerë, qe se i cili është histori ne vete.

Ne këtë përvjetor (6 vjetor), ne bashkëluftëtaret te kujtojmë me pietet te larte, maksimalisht te jemi mirënjohës për çdo gjë, ashtu si është mirënjohës qdo shqiptar.

Ne jetojmë me krenari ngase patëm fat te te kemi bashkëluftëtar. Faleminderit për gjithë atë qe bere për Kosovën.

Te qofte i lehte dheu i Kosovës, lavdi jetës dhe veprës sate, lavdi gjithë dëshmorëve te kombit.