Ndodhi në Kosovë, arrestohet një grua pasi e bëri burrin për spital

Në mëngjesin e djeshëm, një grua ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.

Në Zveçan, në ora 07:00 të mëngjesit të djeshëm, Policia e Kosovës ka arrestuar një femër, pasi që e njëjta e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Policisë, deri te sulmi ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.