Ndodhë edhe kjo, policët rrahen mes vete në rrugë, i ndajnë qytetarët |Video

Një video po bën xhiro në rrjetet sociale në të cilën shihen dy policë, të cilët pas një grindjeje, nisin edhe konfliktin fizik mes tyre- shkruan Drencia Press

Loading...

Ajo që bie në sy është ndërhyrja e kalimtarëve të rastit, të cilët bëjnë përpjekje për qetësimin e gjakrave dhe parandalimin e eskalimit të situatës mes mbrojtësve të rendit.

Sarkazmat për një ngjarje të tillë nuk kanë munguar as nga ata që e shpërndanë një video të tillë. E njëra ndër faqet që e shpërndau këtë video shkruan: “Thirrini popullin se po rrehen disa policë”

Për më shumë, shih videon më poshtë. /Drenica Press/