Një shebull i mirë është regjistruar sot në qytetin e Skenderaj.

Sic mëson Drenica Press, udhëheqësi i Shërbimeve Publike të Komunës së Skenderajt, Naim Geci, së bashku me praktikantin Valdet Hoxha, gjatë inpektimit të rrugëve dhe gropave, në rrugë “Ali Gashi” hasën në një kulet, të cilën arritën të gjejnë pronarin e saj.

Pasi kuptuan se kuleta ishte pronë e një personi nga fshati Tushilë (emër i njohur për redaksinë e Drenica Press), kuletën së bashku me dokumenta dhe të holla (shuma poashtu e njohur për redaksinë) e dërguan në punëtorinë e pronarit.

Ajo ju dorëzu vëllaut të tij, në prani të një punëtori tjetër.

“Ju jemi mirënjohës që kemi ende njerëz të mirë si ju”,- është shprehur vëllau i pronarit të kuletës. /Drenica Press/