Ndodh në Kosovë, e vret kafshën e mbrojtur me ligj dhe e poston në Facebook

Në fshatin Varosh të Ferizajt, policia raporton se një person i dyshuar e kishte vrarë një rrëqebull, e cila është kafshë e mbrojtur me ligj, me armën e tij të gjuetisë për të cilën posedonte leje, dhe më pas këtë akt e kishte postuar në rrjetin social Facebook.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është konfiskuar arma si dhe leja për të, ndërsa rasti i është referuar hetimeve për procedurë të mëtutjeshme hetimore.