Ndodh edhe kjo në SHBA: Vdiq para 1 muaji, sërish e mposhtë kundërkandidaten në zgjedhje

Një kandidat për Asamblenë e Distriktit 36 të Nevadas, ka siguruar një fitore të pazakontë në zgjedhjet amerikane.

Dennis Hof vdiq më 16 tetor në bordelin e tij pas fundjavës që e kaloi me ahengje për të festuar ditëlindjen e tij të 72-të.

Loading...

Emri i Hofit ende figuronte në fletëvotimet e distriktit të tij dhe ka mposhtur kundërkandidatin, edhe pse ka vdekur javë më parë.

Kundërshtarja demokrate, Lesia Romanov ka ngushëlluar familjen e Dennis Hofit gjatë fushatës për këtë distrikt.