Ndodh edhe kjo në Kosovë, mbushën veturën derivate me para false

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Deçan pasi të njëjtit kanë mbushur veturën me derivate dhe kanë paguar me një kartëmonedhë false.

Loading...

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në fshatin Prilep të Deҫanit, ku të dyshuarit kanë mbushur veturën me derivate në shumën prej 20 eurosh, dhe kanë paguar me para false.

Gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar disa kartëmonedha të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /GazetaExpress